Ministri i Tregtisë në Qeverinë e Serbisë, Rasim Lajiq, ka thënë se prej që Kosova ka vendosur taksë produkteve serbe, shteti i Serbisë ka humbur mbi 1 milion euro për çdo ditë.
Në një intervistë për mediat serbe ai ka thënë se më së shumti ka pësuar industria vendëse ushqimore, meqë sipas tij bizneset serbe janë larguar nga Kosova.
“Gjatë gati 14 muajve qyshes është vendosur taksa, në territorin e Kosovës janë dërguar më pak mallra nga Serbia që kapin vlerën e 435 eurove, krahasuar me periudhën e njëjtë para vendosjes së taksës”, i ka thënë Lajiqi./Gazeta Sinjali/