image Ministri serb thirrje për vendosjen e flamurit serb edhe në Mitrovicë të Veriut më 15 shtator

Rajon

Ministri serb thirrje për vendosjen e flamurit serb edhe në Mitrovicë të Veriut më 15 shtator

news image

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, u ka thënë thirrje të gjithë qytetarëve serbë kudo që jetojnë që më 15 shtator në Ditën e Unitetit, Lirisë dhe Flamurit të Serbisë, ta vendosin flamurin serb.

Sipas tij me këtë duhet të përçohet porosia se flamuri “trengjyrësh” është “një nga simbolet e serbëve, pavarësisht nëse ata jetojnë në Herceg Novi, Sombor, Banja Llukë, Mitrovicë, Kumanovë dhe Trebinjë”, raporton Tanjug.

“Qëllimi kryesor me këtë përpjekje është që t’i motivojmë të gjithë qytetarët tanë, kudo që jetojnë, pra serbët nga të gjitha anët ta shfaqin trengjyrëshin tonë në shtëpi, ndërtesa apo banesat e tyre atë ditë”, ka thënë Selakoviq.

Ceremonia kryesore e kësaj ngjarjeje do të mbahet në Beograd. /Gazeta Sinjali/