image Ministri serb: Serbia mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë

Rajon

Ministri serb: Serbia mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse për kthimin e 1 mijë trupave në Kosovë

news image

Ministri i Mbrojtjes serbe, Millosh Vuçeviq tha se situata në Kosovë “është ende shumë e tensionuar” dhe se sipas tij, “mjafton një ndeshje për t’i vënë flakën gjithçkaje”, raporton Danas.

Ai ka thënë se Serbia do të “mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse” në kërkesën e saj për kthimin e një pjese të policëve dhe ushtarëve në Kosovë, “në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Qytetarët duhet ta dinë se Serbia do të qëndrojë konsekuente me marrëveshjen politike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por se ne kurrë nuk do të lejojmë ndonjë ‘stuhi’ të re”, tha Vuçeviq.

/GazetaSinjali/