image Ministri serb përgënjeshtron dokumentet e Pentagonit: Nuk i dërgojmë armë Ukrainës

Rajon

Ministri serb përgënjeshtron dokumentet e Pentagonit: Nuk i dërgojmë armë Ukrainës

news image

Dokumentet konfidenciale të zbuluara të Pentagonit pretendojnë se Serbia ka rënë dakord të dorëzojë armë në Kiev ose i ka dërguar tashmë ato, raportojnë, ndërsa ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç e mohon diçka të tillë.

“Është publikuar një gënjeshtër se Serbia po i shet armë Ukrainës. Qëllimi i dikujt është padyshim që të destabilizojë vendin tonë dhe ta fusë atë në një konflikt në të cilin ne nuk do të marrim pjesë,” u shpreh Vuçeviç për agjencine e lajmeve, Reuters.

“Ne i kemi mohuar këto gënjeshtra më shumë se një herë, dhe ja ku jemi, do ta bëjmë përsëri. Serbia nuk ka, as nuk do t’i shesë armë palës ukrainase apo ruse, as vendeve që e rrethojnë atë konflikt”, shtoi ai.

Ministri nënvizoi se Serbia u shet armë palëve të treta që janë larg konfliktit dhe nuk kanë lidhje me të.

“Gjithmonë ekziston mundësia që në mënyrë magjike të gjendet ndonjë armë në territorin e konfliktit, por kjo nuk ka të bëjë absolutisht me Serbinë. Është një pyetje për ato vende që nuk respektojnë normat ndërkombëtare, klauzolat kontraktuale dhe praktikat e biznesit. E përsëris, Serbia nuk ka dërguar armë në Ukrainë dhe gjithçka që është publikuar për këtë temë janë spekulime të pavërteta”, theksoi Vuçeviç./abcnews.al

/GazetaSinjali/