image Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria nuk ka hyrë ku nuk duhet

Rajon

Ministri serb i Mbrojtjes: Ushtria nuk ka hyrë ku nuk duhet

news image

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë që ushtria serbe është në gjendje gatishmërie për shkak të situatës në veri, por vetëm deri në kufi me Kosovën.

Sipas tij, kjo vlen për zonën e sigurisë “përgjatë vijës administrative me Kosovën, por nuk hyjmë askund ku nuk duhet”.

Gatishmërinë dhe shtimin e prezencës në kufi, Stefanoviq e sheh si mekanizëm parandalues.

“Kemi të drejtë të pozicionohemi në territorin tonë, askush nuk na tregon se çfarë të bëjmë, është vendim sovran. Nuk po shkelim asnjë marrëveshje ndërkombëtare, ushtria nuk ka hyrë ku nuk duhet të hyjë”, ka thënë ai për Tv Pink.

Sot është e nënta ditë prej kur disa protestues serbë i kanë bllokuar rrugët që çojnë në Bërnjak e Jarinje. Arsyeja është vendosja e reciprocitetit për targat për automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Atje është vendosur Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe KFOR-i është duke e monitoruar. /GazetaSinjali/