image Analisti amerikan: Vuçiq s’është aq naiv sa të besojë se NATO do të lejonte kthimin e trupave serbe

Politikë

Analisti amerikan: Vuçiq s’është aq naiv sa të besojë se NATO do të lejonte kthimin e trupave serbe

news image

Analisti amerikan, Alon Ben Meir është shprehur nëpërmjet një postimi në Facebook se kërkesa  e presidentit Vuçiq për rikthimin e forcave serbe në Kosovë nuk ka gjasë të pranohet., raporton Gazeta Sinjali.

Më tej Ben Meir, ka shkruar se Serbia kërkoi zyrtarisht rikthimin e forcave të saj të sigurisë në Veri të Kosovës, pavarësisht paralajmërimeve nga Perëndimi se nuk ka gjasa të pranohen thirrje të tilla.

Sipas AP-së, “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq i tha televizionit shtetëror RTS se qeveria i kërkoi komandantit të paqeruajtësve të udhëhequr nga NATO të stacionuar në Kosovë që nga viti 1999, kur aleanca perëndimore shtyu trupat serbe nga rajoni, në një llow kthimi i deri në 1.000 ushtri dhe policë serbë veriut të vendit të populluar nga serbët” .

“Vuçiq nuk është aq naiv sa të besojë se NATO do të lejonte kthimin e trupave serbe. NATO është angazhuar për mbrojtjen e Kosovës që nga viti 1999, kur filloi operacioni paqeruajtës i saj dhe nuk do të ishte e gatshme të bënte asgjë për të rrezikuar sigurinë dhe stabilitetin aktual të vendit”, tha analisti amerikan.

/GazetaSinjali/