image Ministri serb i Mbrojtjes: Situata në veri të Kosovës ende shumë e tensionuar

Politikë

Ministri serb i Mbrojtjes: Situata në veri të Kosovës ende shumë e tensionuar

news image

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç deklaroi se situata në Kosovë është ende shumë e tensionuar sepse ka shumë çështje të hapura dhe shpreson se përgjigjet do të kërkohen në formë të dialogut.

“Serbët janë të shqetësuar sepse nuk dihet se cili do të jetë hapi i ardhshëm për Kurtin, një njeri që ka treguar se merr vendime jo shumë racionale dhe se nuk është njeri i marrëveshjeve”, tha ministri, shkruan N1.

Sipas tij, se Serbia gjithmonë zgjedh, sa herë që ka qoftë edhe një milimetër hapësirë, të kërkojë zgjidhje përmes dialogut.

“Ushtria jonë është e guximshme dhe e vendosur për të përmbushur të gjitha detyrat që i merr nga kreu i shtetit, por Serbia gjithmonë kërkon që zgjidhja të arrihet me dialog, marrëveshje, kompromis”, theksoi Vuçeviç.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se u dakordua për një kompromis në lidhje me çështjen e targave të automjeteve, pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori amerikan në Prishtinë, se situata në veri të vendit mund të përkeqësohej.

/GazetaSinjali/