image Ministri serb i mbrojtjes: Nëse Vuçiq urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë

Rajon

Ministri serb i mbrojtjes: Nëse Vuçiq urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë

news image

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milos Vuçeviq ka deklaruar se nuk është optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Ai shtoi se sado që të zgjasin negociatat e sado që të jenë të vështira do të ishin një zgjidhje më e mirë se konflikti.

Ai ka thënë për televizionin Pink se nuk e konsideron as sukses një shtyrje prej 10 muajsh por me kusht se kjo do të zgjidhej më pas me kompromis të të dy palëve.

“Nuk jam optimist. Ne e prisnin ditën e fundit para se Prishtina të niste të gjobitjen për tabelat. Çfarë do të thoshte shtyrje e vendimit të Prishtinës? Ne do të mendonim se jemi lehtësuar pak, por nëse ne si Serbi do të pranonim që kjo të shtyhej për 10 muaj, e që pas tyre të zbatohej, kjo s’është sukses. Ajo që do të duhej të bëhej është që të anulohet vendimi i Prishtinës për 10 muaj që në ndërkohë të gjendej zgjidhja e pranueshme për të dy palët. Situata është jashtëzakonisht e rëndë për ne”, tha ministri serb dhe shtoi se askush nuk dëshiron eskalimin në terren por shtoi si zakonisht zyrtarët serbë se ‘nga një njeri si Albin Kurti gjithçka mund të pritet’.

“Nëse presidenti i Serbisë urdhëron, ushtria të ndërmarrë të gjitha masat të mbrojë serbët në Kosovë. Nuk di çfarë mund t’iu them tjetër. Apo mendoni se ne në Novi Sad e Beograd do të duhej të tërhiqeshim në kafene dhe të shikonim kampionatin botëror të futbollit në rahati. Këta që trimërohen nëpër kafene dhe thonë se duhet të luftojmë me çdo gotë që e çojnë, do t’iu dilte pija diku afër Kurshumlisë e do të ia mbathnin rikverc” tha Vuçeviq duke tallur opozitën serbe.

/GazetaSinjali/