image Ministri serb i Mbrojtjes: Kemi vendosur që nuk do të heqim dorë nga ruajtja e paqes

Politikë

Ministri serb i Mbrojtjes: Kemi vendosur që nuk do të heqim dorë nga ruajtja e paqes

news image

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, është deklaruar pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka thënë se kanë vendosur që të mos heqin dorë nga ruajtja e paqes.

Ai u ka bërë thirrje veçanërisht serbëve në veri të jenë të qetë dhe paqësor, si dhe ka kërkuar që mos të bien pre e prvokimeve, por të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in.

Prandaj i bëjmë thirrje shqiptarëve dhe serbëve që ta qetësojnë situatën, e posaçërisht serbëve në veri u bëj thirrje të jenë të qetë dhe paqësor, të mos bien në provokime dhe të respektojnë EULEX-in dhe KFOR-in”, shkruan në postimin e Vuçeviq.

Vuçeviq tutje ka kërkuar që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe që të respektohet Marrëveshja e Brukselit.

Instagram will load in the frontend.

/GazetaSinjali/