image Ministri Reka “frikësohet” të jep datë për liberalizimin e vizave

Kosovë

Integrimet Europiane/ Ministri Reka “frikësohet” të jep datë për liberalizimin e vizave

news image

Ministri i Integrimit Europian, Blerim Reka ka ngurruar të jap datë për mundësinë e liberalizimit të vizave. Ai beson se mund të ndodhë brenda vitit procesi i vizave por datave i është shmangur.

“Unë i jam shmangur datave, por jam optimist që brenda këtij viti mund të bëhet liberalizimi i vizave. Këtë optimizëm e bazoj edhe në dy presidencat, atë kroate dhe gjermane si shtete mike që edhe publikisht kanë deklaruar se do të na përkrahin në procesin e liberalizimit të vizave”, ka theksuar Reka në Rubikon.

Reka gjithashtu ka potencuar se mbetet të shihet se si do shkojë takimi mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrit Albin Kurti që do të mbahet në Berlin./ Gazeta Sinjali/