image Kush duhet të frikësohet nga Ligji për verifikimin e pasurisë? Përplasen deputetët e pozitës

Politikë

Kush duhet të frikësohet nga Ligji për verifikimin e pasurisë? Përplasen deputetët e pozitës

news image

Deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se nuk është e të njëjtit mendim me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Krejt kjo, lidhur me deklaratën se personat që kanë punuar kundërligjshëm duhet të frikësohen nga zbatimi i Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

Sipas, Kica-Xhelilit të gjithë qytetarët mund t’i frikësohen këtij ligji për shkak të mungesës së informacioneve e jo veç pse kanë kryer krime. Ajo ka shtuar se hezitimet janë të ligjshme.

“Hezitimet tona këtu janë të ligjshme. Nuk pajtohem me kolegun tim se nga ky Ligj duhet të frikësohen veç ata që kanë bërë krime sepse krejt qytetarët e thjeshtë laikë-juridikë të cilët i frikësohen zbatueshmerisë jo sepse kanë kryer krime por nuk e dinë, nuk e kuptojnë aplikueshmerinë e këtij ligji dhe këto sqarime janë diçka të nevojshme”, tha ajo në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion”, ka thënë ajo.

Deputetja e Listës Guxo, në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, ndër të tjera ka thënë se frika nuk është diçka negative, sipas saj frika është mënyra e vetme sesi evitohen problemet në zbatueshmerinë e ligjit.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se personat që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet që të frikësohen nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe konfiskuar.

 “Kush don me u frikësu veç ata që kanë vjedh. Njerëzit e ndershëm nuk kanë nevojë me u firkësua e as nuk e paraqesin këtë frikë. Frika për rrëzimin në Kushtetuese ose që mundet me pas probleme ligjore aty janë të arsyeshme. Frika që mundet me pas probleme ligjore munden me qenë të arsyeshme. Por frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji janë ata që kanë keqpërdorur me detyrën zyrtare e që mendoj se e kanë detyrë me i kthy paret atje ku i kanë marrë”, tha Basha në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion. /GazetaSinjali/