Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot është takuar me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç njofton vetë ministri Reçica, i cili tha se me Jahjagen kanë biseduar lidhur me procesin e njohjes së statusit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe tratjimin e viktimave të dhunës në familje.
“Përkushtimi im si ministër në trajtimin meritor të këtyre viktimave ka qenë dhe mbetet ndër objektivat e vazhdueshme të dikasterit që drejtoj. Me ish-presidenten Jahjaga diskutuam edhe për gjithë angazhimin e Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe për punën e organizatave joqeveritare që janë duke mbështetur këtëproces”, ka shkruar ministri në Facebook./Gazeta Sinjali/