image Ministri Reçica premton se veteranët do të lejohen të punojnë në sektorin privat

Sociale

Ministri Reçica premton se veteranët do të lejohen të punojnë në sektorin privat

news image

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, thotë se vetëranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të kenë të drejtë pune në sektorin privat.

Reçica thotë se prioritet i tij në këtë mandat është krijimi i ligjit që ua garanton veteranëve këtë të drejtë.

“Krijimi me ligj i të drejtës për të punuar ne sektorin privat për të gjithë veteranët e luftës së UÇK është njëri ndër prioritetet e mia si ministër”, tha ai në Televizionin Publik, transmeton Gazeta Sinjali.

Ministri po ashtu tha se shumë shpejt do të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore për njohjen e stazhit të punës për të punësuarit e viteve të 90’ta, të cilët pushteti serb i dëboi me dhunë nga puna.

Për këto ndryshime, Reçica thotë se e ka mbështetjen e plotë partiake dhe se prioritet i tij është rritja e pagës minimale në vend, si dhe largimin e kriterit për lajmërimin e pensionistëve çdo 6 muaj.

Gjithashtu, ministri Reçica tha se do të lejohet përfitimi në më shumë pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës./Gazeta Sinjali/