Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se mendimi i tij politik nuk përputhet me qëndrimet e Qeverisë së Serbisë dhe as Qeverisë së Kosovës.
Rashiq tha se ai gjithnjë mundohet të jetë një politikan i moderuar por se tash e ka gjetur veten në mes të konfliktit midis Beogradit e Prishtinës.
“Ne, serbët në Kosovë, kemi nevojë mbi të gjitha për bashkëpunim dhe mundësi për bashkëjetesë”.
“Ne si serbë vendas duhet të jemi pragmatikë, të moderuar dhe plotësisht të përkushtuar ndaj bashkëjetesës me shqiptarët. Duhet të kuptosh sa e vështirë dhe komplekse është, sepse çfarëdo që të thuash, dikush do të të shënojë si ‘të papërshtatshëm’, ‘të keq’, ‘tradhtar’”, tha Rashiq për REL.
Tutje, ai tha se janë në një situatë ku janë “të refuzuar nga njëra anë dhe të papranueshëm nga ana tjetër”.