image Ministri Rakiq shkon në ceremoninë e thirrur nga Vuçiqi

Politikë

Ministri Rakiq shkon në ceremoninë e thirrur nga Vuçiqi

news image

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Goran Rakiq, ka qenë i pranishëm sot në një ceremoni të ftuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, shkruan Gazeta Sinjali.

I pranishëm ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq.

Jevtiq ka publikuar disa fotografi në Facebook, derisa ka treguar se ka qenë i ftuar nga Vuçiqi.

Me ftesë të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, morëm pjesë në akademinë zyrtare sonte më 9 maj. Dita e Fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore”, ka shkruar ai.

Në fotografi shihet edhe deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq. /Gazeta Sinjali/