Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur në një lokal.
Një fëmijë i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian u largua me forcën nga një punonjës i lokalit derisa ishte duke kërkuar lëmoshë.
Brenda këtij lokali ishte edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Bazuar në pamje ai nuk reagoi fare lidhur me këtë rast.
E pasi videoja u bë virale dhe Peci u tregua “gjakftohtë” duke vazhduar bisedën me personin i cili ishte në tavolinë, pati shumë reagime që e kundërshtuan indiferencën e ministrit.
E ky i fundit ka për t’i thënë disa fjalë lidhur me rastin.
Faton Peci tha se distancohet nga veprimet e punonjësit të lokalit dhe nga çdo akt i dhunës.
Por, Peci se konsideron vetën përgjegjës për mosveprim.
E krejt këto reagime sipas tij po bëhen për t’i zbehur sukseset e tij me institucionin që po e udhëheq.
“Së pari, distancohem nga secili akt që përcjellë dhunë ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, e ndaj fëmijëve në veçanti, pa dallim feje, etnie a komuniteti. Së dyti, në mungesë të skandaleve në institucionin të cilin e udhëheqi si dhe për t’i zbehur sadopak sukseset në sektorin e bujqësisë, nuk janë të paktë ata që ditë e natë më ndjekin hap pas hapi duke xhiruar vazhdimisht, për të gjetur apo për ta shpikur ndonjë moment në të cilin unë kryej “veprime skandaloze””.
“I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali. Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”.
“Siç rëndom ndodh, së fundmi të koordinuar mirë në sulm ishin edhe disa “Rugovista” të Hashimit. Mirëpo kjo nuk do ta ndalë luftën time kundër krimit e korrupsionit sepse do të vazhdoj të punoj për shtet ligjor e dinjitoz”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij: