image Ministri Peci: Jemi në krijim të sistemit për monitorimin e mënyrave të dhënies së subvencioneve

Sociale

Ministri Peci: Jemi në krijim të sistemit për monitorimin e mënyrave të dhënies së subvencioneve

news image

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, deklaron se gjatë dhënies së granteve dhe subvencioneve të pranishëm në këtë proces do të jenë edhe shoqëria civile, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai thotë se përfshirja e shoqërisë civile do të ndikojë në rritjen e transparencës, ngase dyshohet se në të kaluarën ka pasur keqpërdorime me grante dhe subvencione, nga të cilat janë dëmtuar fermerët.

Ministri Peci ka thënë se për këtë çështje ka pasur edhe arrestime të zyrtarëve të Ministrisë në aksionin e fundit dhe ka deklaruar se ata do të krijojnë një sistem ku do të monitorohet procesi i vlerësimit të granteve dhe subvencioneve.

“Jemi afër finalizimit të një projekti në partneritet me një organizatë ndërkombëtare për krijimin e një sistemi i cili do të jetë më i avancuar që nga procesi i aplikimit deri tek procesi i vlerësimit dhe monitorimit. Në të ardhmen nuk do të lejojmë që zyrtarët e Ministrisë të jenë vetëm ata  pjesë e vlerësimit të granteve dhe subvencioneve por ne do të përfshijmë edhe organizatat civile”, ka thënë ai. /GazetaSinjali/