image Ministri norvegjez jep dorëheqje pasi zbulohet se ishte në lidhje me një gjimnaziste

Botë

Ministri norvegjez jep dorëheqje pasi zbulohet se ishte në lidhje me një gjimnaziste

news image

Ministri i Mbrojtjes i Norvegjisë, Od Roger Enoksen, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, pasi u zbulua se kishte një lidhje me një gjimnaziste.

Enoksen, i cili është 67-vjeçar, thuhet se kishte një lidhje afatgjatë me një nxënëse të shkollës së mesme e cila është 17-vjeçare.

Ai e konfirmoi incidentin dhe i kërkoi falje publikut për skandalin, duke njoftuar kështu edhe dorëheqjen e tij.

Kryeministri norvegjez, Jonas Gar Stere, tha se pranoi dorëheqjen e Enoxen dhe se do të emëronte një ministër të ri sa më shpejt të jetë e mundur.

/GazetaSinjali/