Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj në studion e emisionit “Tempora” ka folur edhe për taksën në rrugën e Kombit.
Edhe pse i rezervuar të flasë për këtë çështje diplomati Cakaj tha se vendosja e taksës ekziston në shumë vende të botës dhe nuk e ndan Kombin.
“Taksa e rrugës ka ardhur si nevojë për përmirësimin e infrastrukturës të asaj rruge. Ekzistojnë të gjitha vlerësimet e ekspertëve të mirëbazuara pse ajo është vendosur. Por taksa e rrugës nuk mund të interpretohet si ndarja e kombit. Nëse ne e zhvendosim një doganë të Kosovës në Portin e Durrësit kjo nuk konsiderohet si zgjerim i bashkëpunimit, apo ju e keni mendjen të kritikoni sic është taksa e rrugës”, i ka thënë Cakaj gazetares teska është pyetur rreth kërkesës së pretendentit për kryeministr të ardhshëm të Kosovës për heqjen e kësaj takse të përsëritur edhe gjatë takimit të fundit me kryeminitrin Edi Rama në Tiranë.
“Nëse shqiptarët e kanë vetëm këtë problem në barriera unë jam shqiptari më i lumtur në Shqipëri, se besoj se sfida ynë është më e madhe se zbatimi i 50 marrëveshjeve”, ka theksuar Cakaj. /Gazeta Sinjali/