image Ministri Murati publikon borxhet e 10 komunave, prin Gjilani
[wp-story id="814678"]

Financa

Ministri Murati publikon borxhet e 10 komunave, prin Gjilani

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka publikuar listën e 10 komunave me më së shumti borxhe, raporton Gazeta Sinjali.

Bazuar në grafikën e paraqitur nga ministri Murati, Komuna me borxhin më të lartë deri në fund të muajit gusht është ajo e Gjilanit, me 10 milionë e 451 mijë e 495 euro e 87 centë.

“Nisur nga interesimi i shtuar i mediave dhe publikut për borxhet e komunave, në vijim gjeni grafikonin që paraqet 10 komunat që kanë më së shumti obligime të papaguara (sipas prerjes në fund të muajit gusht)”, shkroi Murati në Facebook./Gazeta Sinjali/