image Ministri Murati nënshkruan marrëveshje me dy banka evropiane
[wp-story id="814678"]

Financa

Ministri Murati nënshkruan marrëveshje me dy banka evropiane

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka nënshkruar dy marrëveshje me BEI dhe BERZh për Ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Mitrovicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Murati, së bashku me përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investime (BEI) Matteo Rivellini dhe Cagin Pabucco,  si dhe me përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) Matteo Colangeli, kanë nënshkruar sot marrëveshjet financiare në vlerë prej 19.8 milionë euro dhe 13.5 milionë euro.

Projekti që bashkë-financohet nga këto dy institucione parasheh ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza dhe rehabilitimin e rrjetit ekzistues.

“Rreth 213,000 qytetarë të Komunës së Mitrovicës pritet të përfitojnë nga ky projekt, përmes përmirësimit të kushteve mjedisore dhe shëndetit publik. Zhvillimi i këtij projekti infrastrukturor do të zvogëlojë ndotjen e mjedisit, veçanërisht në lumin Ibër”, thuhet në komunikatë.

Projekti mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian, me një grant prej 5 milionë eurosh përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor.

Murati, theksoi se ky projekt e vendos Kosovën një hap më afër Bashkimit Evropian duke kontribuar pozitivisht në përafrimin me kriteret mjedisore të BE, specifikisht Direktivës mbi Trajtimin e Ujërave të Ndotur Urban./GazetaSinjali/