image Murati tregon propozimet që Qeveria ia ka dërguar ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

Politikë

Murati tregon propozimet që Qeveria ia ka dërguar ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës

news image

Të hënën ka përfunduar afati për dërgimin e raportit konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) lidhur me tarifat e reja të energjisë elektrike.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, në një konferencë për media ka treguar për prezantimin e komenteve të cilat i kanë dërguar në ZRrE, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka bërë të ditur se propozimi i tyre ka qenë që për të gjithë familjet të cilat konsumojnë 1,000 kWh, të ndahet në 500 kWh ditën dhe 500 kWh gjatë natës.

“Për amvisëritë, për konsumatorët familjar blloku i parë tarifor te jetë deri në 100 kWh, i ndarë në 500 kë gjatë ditës dhe 500 kWh gjatë natës, pra të jetë një mijë pasi që konsiderojmë që për një afat kaq të shkurt është e vështirë për familjet që të përshtaten menjëherë dhe për këtë bllok pra 1000 kWh, do të thotë 500+500, çmimi të mbetet i pandryshuar do të thotë të mbetet ky çmim që është aktualisht”, ka thënë Murati.

Ndërsa, për të gjitha familjet të cilat konsumojnë më shumë se 1,000 kWh, çmimi të ulët nga 14 cent në 11 cent e gjysmë.

“Për ato familje që nuk e kalojnë këtë prag do të thotë nuk do të ketë fare ekspozim dhe lëvizjeve në çmim, ndërsa për ata që tejkalojnë këtë prag, propozimi ynë ka qenë që edhe tarifa e lartë pra kur kalohet mbi 500 ditore të ulet nga 14 cent në 11 cent e gjysmë. Pra, edhe këtu të ketë një zbritje, pra me 1000 kWh dhe me ulje të çmimit tek tarifa e lartë e bllokut të dytë kemi vlerësuar se gjenerohen 22.5 milionë euro për të zvogëluar këtë hendekun që e thash prej 110 respektivisht 70 milionë euro”, ka shtuar ai. /GazetaSinjali/