Formulari i aplikimit për subvencionim të kredive personale/konsumuese, tani është hapur në platformën e-Kosova, kështu ka bërë të ditur, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministri Murati përmes një postimi në Facebook, ka treguar hapat për aplikim për subvencionim të këtyre kredive.
“Pasi të keni marrë kredinë në njërin nga institucionet financiare të licencuara në vend, duhet të shkoni në portalin eKosova për të plotësuar formularin e aplikimit. Formularin e gjeni duke ndjekur hapat si në fotot e bashkangjitura.
Me rëndësi: llogaria bankare ku paguhet subvencionimi duhet të jetë në emër të aplikuesit, përndryshe nuk mund të bëhet transferi”, ka shkruar Murati./GazetaSinjali/