Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ramë Likaj, pas takimit me me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm të kësaj Sindikate, Ymer Ymeri ka thënë se kjo sindikatë do të jetë pjesë e proceseve në krijimin e politikave të arsimit.
Ministri Likaj ka thënë se janë të gatshëm për të punuar ngushtë me SBAShK-un për të krijuar politika zhvillimore të arsimit, të cilat mund të zbatohen.
Ndërkaq, në njoftimin e Ministrisë së Arsimit thuhet se udhëheqësit e SBAShK-ut u shprehën të gatshëm të japin kontributin e tyre në të mirë të ngritjes së cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit./GazetaSinjali/