image Ministri Liburn Aliu voton në Shqipëri

Politikë

Ministri Liburn Aliu voton në Shqipëri

news image

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, ka shkuar sot për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.

Pasi votoi në një qendër votimi në Tiranë, anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje uroi që i tërë procesi i votimit dhe numërimit në Shqipëri të jetë në rregull.

“Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”, tha ai për KP.

I pyetur për suksesin e mundshëm të tre kandidatëve të mbështetur nga partia e tij, Aliu u shpreh optimist.

“Shpresoj që po”, tha shkurt ai./Gazeta Sinjali/