image Ministri Latifi lëviz pak: Duhen tre deri pesë vite për t’u përmirësuar gjendja në shëndetësi

Shëndetësi

Ministri Latifi lëviz pak: Duhen tre deri pesë vite për t’u përmirësuar gjendja në shëndetësi

news image

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka dhënë sqarime për deklaratën e tij se për t’u bërë mirë në shëndetësinë në Kosovë duhet të pritet pesë deri në dhjetë vjetë.

Ai ka drejtuar gishtin kah mediat për mënyrën se si ia kanë interpretuar një deklaratë të tillë.

Latifi ka thënë se ka qenë në takim me deputetin austriak kur ka bërë një deklarim të tillë në përpjekje për t’i kërkuar ndihme e mjete për shëndetësi.

“Shumë interesant është çfarë marrim për tituj të gazetave. Unë flitsha me deputetin austriak. Unë atij i thash që pesë deri dhjetë vjetë kemi me qenë afër me hy në Evropë. Për të hyrë atje, neve na duhen mjete e ndihmë”, ka thënë ministri Latifi.

Ai tutje ka thënë se për t’u bërë mirë në shëndetësi duhen tre deri në pesë vite, derisa për të shtuar edhe përmbajtje në gjithë situatën duhen më shumë vite.

“Neve na duhen disa vite, definitivisht na duhen 3 deri në pesë. Por për me i shtu përmbjatje na duhen gjithë këto vite”, ka thënë ministri Latifi.

/GazetaSinjali/