image Ministri kroat i Shëndetësisë viziton të lënduarit në spital

Rajon

Ministri kroat i Shëndetësisë viziton të lënduarit në spital

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë Vili Beros, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës Gëzim Kasapolli, i kanë vizituar të lënduarit nga aksidenti tragjik.

Beros ka thënë se të lënduarit janë në duart e mjekëve më të mirë të spitalit të Slavonski Brodit.

Kujtojmë familjet e viktimave dhe të lënduarve një aksident automobilistik afër Slavonski Brod. Unë personalisht mund të konfirmoj se të lënduarit janë në duart më të mira në spital, dhe ata janë të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës dhe një përkthyes për të lehtësuar këto momente të vështira“, ka shkruar ai në Twitter./Gazeta Sinjali/