image Ministri kroat i Shëndetësisë: Disa nga të lënduarit mund të lirohen në shtëpi nesër

Rajon

Ministri kroat i Shëndetësisë: Disa nga të lënduarit mund të lirohen në shtëpi nesër

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh , ka konfirmuar se disa nga të lënduarit lehtë në një aksident të rëndë trafiku afër Slavonski Brod do të lirohen nesër nga spitali i Brodit.

Shumë pacientë pësuan lëndime të lehta dhe mund të lëshohen nesër në shtëpi”, tha Berosh.

Berosh theksoi se gjendja shëndetësore e të lënduarve pas aksidentit u stabilizua falë reagimeve të shpejta të të gjitha shërbimeve profesionale – ambulanca, mbrojtja civile, zjarrfikësit dhe të tjerët.

Pasi e bëmë atë pjesë mjekësore, ne vazhduam me organizimin e shërbimeve mbështetëse. Një psikolog dhe një psikiatër klinik janë në dispozicion për pacientët tanë. Gjithashtu, falë reagimit të shpejtë të ambasadorit shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë në Slavonski Brod – ata erdhën këtu dhe dhanë fjalën e parë të ngushëllimit në gjuhën amtare, e cila ishte jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha ministri Berosh.

Ai edhe një herë shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të ndjerëve dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe shprehu dëshirën e tij për një shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit./Gazeta Sinjali/