image Nga 15 të miturit që gjendeshin në autobus, një vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore

Rajon

Nga 15 të miturit që gjendeshin në autobus, një vajzë është në gjendje të rëndë shëndetësore

news image

Dhjetë persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:00, në Slavonski Brod, në Kroaci, në të cilin ka qenë i përfshirë një autobus nga Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

Shefi i spitalit Slavonski Brod, Josip Samardzis, ka njoftuar se nga 44 personat e lënduar, tetë prej tyre kanë pësuar lëndime të rënda.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Baros, ka deklaruar se në autobus ishin 15 të mitur dhe se një vajzë është lënduar rëndë. /Gazeta Sinjali/