Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, thotë se një grup biznesmenësh nag Italia kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Biznesmenët janë nga rajoni i Venetës dhe sot ministri Krasniqi ka zhvilluar një bisedë me ta.
Krasniqi thotë se u ka ofruar atyre përkrahje të plotë, duke i inkurajuar që të investojnë në Kosovë.
“Gjithashtu u kam shpjeguar edhe ndihmat dhe lehtësirat që Qeveria e Republikës së Kosovës ofron për investitorët strategjik, bazuar edhe në Ligjin për Investime Strategjike”, ka shkruar ministri në Facebook.
Krasniqi thotë se Kosova është vend që posedon hapësira të fushave të ndryshme për investime dhe Qeveria e Kosovës mirëpret çdo investim që edhe i sjellë të mira ekonomike vendit dhe gjeneron vende të reja pune.
“Bashkë me këta djelmosha bisedova në detaje për mundësit që ofron Kosova, dhe fushat ku ata mund të investojnë. Duke uruar në tejkalimin e shpejtë të pandemisë Covid 19, ata i kam ftuar në një vizitë mikpritëse në Kosovë”, ka përfunduar ministri./Gazeta Sinjali/