image Ministri Konjufca priti ambasadorin Orlando

Ministri Konjufca priti ambasadorin Orlando

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, të mërkurën ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando.

Siç njofton MPJ, gjatë bisedës mbi zhvillimet e fundit në Kosovë, ministri Konjufca përsëriti se qytetarët e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019 votuan për ndryshimin dhe se qeveria e re është krijuar për të ofruar këtë ndryshim. 

Duke folur për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, ministri Konjufca vuri në dukje nevojën për të bërë evaluimin e tërësishëm të dialgut të deritanishëm, në mënyrë që të ndërtohet një konsensus i gjithmbarshëm politik dhe institucional brenda Kosovës. 

Në këtë takim, miqësor, u bisedua edhe për thellimin e raporteve bilaterale dhe nënshkrimin sa më shpejtë të marrëveshjeve të rëndësishme në segmentin e bashkëpunimit të sigurisë dhe të tjera marrëveshjeve me interes për qytetarët e të dyja vendeve. /Gazeta Sinjali/