Delegacioni nga shtetit i Izraelit, kryesuar nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Issawi Frej, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Në fillimin e vizitës së tyre, Frej së bashku me delegacionin izraelit, janë pritur nga ministri i Administrimit Publik, Elbert Krasniqi. Ata kanë vizituar Monumentin Newborn dhe Monumentin e Heroinave.
Kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria përmes një komunikate.
“Kjo vizitë do të pasohet me një numër të madh të aktiviteteve dhe takimeve në ditët në vazhdim”, thuhet në njoftimin për media.