image Ministri italian shpërthen me akuza ndaj Maldinit

Futboll

Itali/ Ministri italian shpërthen me akuza ndaj Maldinit

news image

Milani u mund nga Interi në derbin më të madh lokal në botë dhe tek tifozët e Milanit zhgënjimi ka kapur majat, duke qenë se kanë më shumë se tre vite që nuk fitojnë një derbi ndaj zikaltërve. Në fund të ndeshjes, ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini (tifoz i flaktë i Milanit) shpërtheu me akuza ndaj drejtuesve të klubit italian.

Salvini sulmoi indirekt dy legjendat e Milanit, Maldinin dhe Bobanin, të cilët kanë pozita udhëheqëse në klubin milanez. Ministri italian thksoi se lojtarët që kanë qenë të mëdhenj nuk janë drejtues të zotë, shkruan Gazeta Sinjali.

 “Kjo është hera ime e parë që largohem pa përfunduar ndeshja nga stadiumi. Mendova se kisha parë mjaftueshëm kur Biglia e dërgoi atë goditje dënimi tek Curva Sud. Ricardo Rodriguez ishte i tmerrshëm, Suso nuk ka dhënë rezultat për një kohë të gjatë… Klubi? Ku është klubi? E vetmja gjë pozitive që pashë sonte ishte Rafael Leao dhe ai u zëvendësua”, tha fillimisht politikani italian.

Salvini gjithashtu dukej se synonte të godiste edhe pronarët e “Elliott”, që mban në pronësi klubin kuqezi.

“Stadiumi dhe biznesi janë të gjithë mirë, por sa herë deri tani jemi zhgënjyer në merkato? A është me të vërtetë automatike që lojtarët e shkëlqyeshëm të bëhen drejtorë të shkëlqyeshëm? Nëse pronarët tuaj janë një fond mbrojtës, atëherë në fund të ditës jeni thjesht një numër në një kompjuter… Ka njerëz që paguhen për të fituar dhe nuk fitojnë”, përfundoi Salvini për “Telelombardia”. /Gazeta Sinjali/