Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett.
Në këtë takim, ministri Vitia e njoftoi ambasadorin amerikan lidhur me masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me koronavirusin Covid -19.
Gjithashtu, e njoftoi për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.
Ministri Vitia e falënderoi Ambasadën e SHBA në Kosovë për mbështetjen e vazhduar në këtë situatë të ndjeshme në të cilën ndodhet vendi ynë si dhe vendet e tjera të cilat po ballafaqohen me këtë virus.
Ndërsa, Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndëkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19./Gazeta Sinjali/