image Ministri i Shëndetësisë: Nuk duhet të ketë panik, nuk ka asnjë rast me koronavirus në Kosovë

Kosovë

Klinika Infektive/ Ministri i Shëndetësisë: Nuk duhet të ketë panik, nuk ka asnjë rast me koronavirus në Kosovë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se është një Komitet për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse në vend, dhe natyrisht edhe Kosova është e rrezikuar nga koronavirus.

“Mundësia që të paraqiten këto raste edhe në Kosovë, mund të ndodhë. Ka plan të veprimit, është në veprim me të gjithë akterët shëndetësorë, që nëse paraqitet ndonjë rast të intervenohet”, tha Vitia.

Ministri i Shëndetësisë tha se në aeroportin e Prishtinës ka staf shëndetësor, nuk duhet të ketë panik, nuk ka asnjë rast deri më tash me koronavirus.

Këto komente Vitia i bëri në Klinikën Infektive të QKUK-së, gjatë përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, ndërtuar me fondet e projektit nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Ky projekt ka kushtuar rreth 250 mijë euro, donacion nga Italia.

Me këtë rast, Nicola Orlandi ambasadori i Italisë në Prishtinë tha se ven di i tij këto ditë është duke u përballur me sfida të sëmundjeve ngjitëse, por mbi të gjitha Italia do të jetë gjithmonë pranë partnerëve të saj, në këtë rast edhe Kosova./ Gazeta Sinjali/