image Ministri i Shëndetësisë ka një njoftim për specializantët vullnetarë

Financa

Ministri i Shëndetësisë ka një njoftim për specializantët vullnetarë

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njofton për ndarjen e pagesës prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë.

Njoftimi i tij i plotë:

Në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masën 1.6. (Pakoja fiskale emergjente) sot kam nënshkruar ndarjen e buxhetit për pagesën prej 300 eurove për muajin maj për kategorinë e specializantëve vullnetarë, përfitues nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës për personelin e ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19.

Me kryerjen e kësaj pagese, përmbyllen obligimet financiare  nga kjo pako sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për stimulimin dy mujor të personelit që ka qenë i angazhuar dhe ekspozuar gjatë pandemisë Covid-19. /Gazeta Sinjali/