Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se i infektuari nga Prishtina i cili çoi fëmijën e tij në çerdhe ishte papërgjegjësi e tij individuale.
“Rasti në Prishtinë ka qenë papërgjegjësi e qytetarit. Personi ka qenë i infektuar dhe ka dalur e ka çuar fëmijën në çerdhe, ajo është papërgjegjësi individuale”, tha Zemaj.
Ai më tutje ka theksuar se piku i pandemisë ka kaluar dhe se shpreson që masat strikte të mos kthehen.
“Dhashtë zoti që ne nuk do të kemi nevojë që ne të marrim masa strikte, e të rikthejmë izolimin. Piku i pandemisë ka kaluar”, është shprehur Zemaj në Desku./ Gazeta Sinjali/