image Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Nuk ka asnjë provë që Rusia ka tërhequr trupat

Evropë

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës: Nuk ka asnjë provë që Rusia ka tërhequr trupat

news image

Raporti i fundit i inteligjencës ukrainase nuk tregon asnjë provë se Rusia ka tërhequr forcat e saj nga afër kufijve të Ukrainës, tha për Reuters Ministri i Mbrojtjes Oleksii Reznikov, shkruan Gazeta Sinjali.

Reznikov tha se Ukraina do të besojë se Rusia është serioze për zbutjen e krizës aktuale vetëm nëse tërheq trupat e saj, pajisjet ushtarake dhe armët, duke përfshirë forcat e dislokuara në Bjellorusi për stërvitje.

“Sipas ushtrisë ukrainase, rreth 140 mijë forca të kombinuara ushtarake ruse dhe separatiste pro-ruse janë grumbulluar aktualisht pranë Ukrainës, duke përfshirë 125 mijë trupa tokësore. Ka 9 mijë trupa ruse vetëm në Bjellorusi”,
tha ai.

Reznikov tutje shtoi se Ukraina ka rreth 35 mijë trupa në rajonin e saj lindor të Donbasit, ku Kievi është duke luftuar me një kryengritje separatiste të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.

/GazetaSinjali/