image Ministri i Mbrojtjes së Turqisë bën homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz

Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë bën homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz

news image

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar, sot ka bërë homazhe te varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz.

Kjo u bë e ditur nga një postim në profilin e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

“Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, bën nderime pranë Varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Jasharajve Heroik në Prekaz“, shkruan ai në postim.

“Emocion i veçantë kur nderohet nga miqtë tanë, sakrifica historike e Kombit tonë Liridashës, pikërisht në Sheshin e Lavdisë madhështore të Jasharajve Legjendar”.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

/GazetaSinjali/