Ukraina është bërë një anëtare de fakto e aleancës ushtarake të NATO-s, sipas ministrit ukrainas të Mbrojtjes, Okejsuu Reznikov.
Kjo pasi sipas tij, vendet perëndimore që dikur ishin të shqetësuara se ndihma ushtarake ndaj Ukrainës mund të shihej si një përshkallëzim nga Rusia, kanë ndryshuar “mënyrën e të menduarit, shkruan BBC.
Reznikov tha se është i sigurt se Ukraina do të marrë armët që i kërkon prej kohësh, duke përfshirë tanke dhe avionë luftarakë.