image Ministri i Mbrojtjes: Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim

Futboll

Ministri i Mbrojtjes: Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, me rezultat 3-2.

Mehaj ka thënë se me futbollistët Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin janë krenar i gjithë kombi shqiptar.

Postimi i plotë:

“Ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës!

Fitorja e Zvicrës është fitore e jona, prandaj le të festojmë të gjithë le të festojmë së bashku.

Sonte punën e kryen “ushtarët” tanë në formacion të Zvicrës.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, gjithë kombi krenar me karakterin tuaj luftarak.

Fitoret ndaj Serbisë nuk do t’i ndalim!

/GazetaSinjali/