image Ministri i Mbrojtjes: Barbarinë e Reçakut, as s’e falim, as s’e harrojmë - Sinjali

Ministri i Mbrojtjes: Barbarinë e Reçakut, as s’e falim, as s’e harrojmë

news image

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut, për të cilën tha se ishte më e tmerrshmja ndër qindra masakra.

Ai tha se kjo është e vërteta kriminale e Serbisë, të cilën Kosova as s’e fal, as s’e harron.

“Masakra e Reçakut – 15 janar 1999, është një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë – ndër qindra masakra. Është krim i madh i Serbisë – ndër mijëra krime, i cili duhet ndëshkuar e kurrë nuk duhet harruar. Këtu u masakruan 45 shqiptarë, mes tyre edhe një grua”.

“Masakra e Reçakut është krim kundër njerëzimit dhe si i tillë u dëshmua nga shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker, dëshmi kjo që më pas solli ndërhyrjen e NATO-së, ndaj caqeve serbe. Barbarinë e tmerrshme në Reçak, as nuk e falim, as nuk e harrojmë!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

23 vjet pas masakrimit brutal të 45 civilëve shqiptarë, në fshatin Reçak sot shkuan krerët më të lartë të shtetit, ambasadorë të huaj dhe shumë qytetarë për të nderuar kujtimin për ta.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe turmë
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person, monument dhe ambiente të jashtme

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin