image Ministri i Jashtëm rus dhe ai serb biseduan në telefon për Kosovën

Politikë

Ministri i Jashtëm rus dhe ai serb biseduan në telefon për Kosovën

news image

Ministrat e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe homologu i tij serb, Nikola Selakoviq, kanë biseduar dje në telefon lidhur me planet për kontakte të mëtejshme të nivelit të lartë, siç thuhet për zgjidhjen e problemit të Kosovës dhe situatën aktuale në Ballkan.

Kjo është bërë e ditur në një komunikatë të ministrisë së Jashtme ruse, raporton Tanjug.

Të dyja palët shkëmbyen mendime për situatën në Ballkan, situatën në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe çështjet aktuale ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë./GazetaSinjali/