image Ministri i jashtëm rus: Askush nuk do të sulmojë popullin e Ukrainës

Botë

Ministri i jashtëm rus: Askush nuk do të sulmojë popullin e Ukrainës

news image

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka thënë se “askush nuk do të sulmojë popullin e Ukrainës”, pavarësisht vazhdimit të sulmeve nga forcat ruse të premten, duke i thënë CNN-it se “nuk do të ketë sulme në popullsinë civile”.

“Do të theksoj: lexoni çfarë tha Putin. Asnjë goditje në popullsinë civile, asnjë goditje ndaj personelit të ushtrisë ukrainase, në bazat e tyre, apo vende të tjera që nuk lidhen me objektet ushtarake. Statistikat që kemi e konfirmojnë këtë”, tha Lavrov.

“Askush nuk do të degradojë disi Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ne po flasim për parandalimin e neo-nazistëve dhe atyre që promovojnë gjenocidin nga sundimi i këtij vendi,” vazhdoi ai.

“Regjimi aktual në Kiev është nën dy mekanizma kontrolli të jashtëm. Së pari, Perëndimi dhe SHBA. Dhe së dyti, neo-nazistët”, tha ai, duke përsëritur pretendimet e pabaza që janë refuzuar vazhdimisht nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

/GazetaSinjali/