Ministri i Jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis ka bërë thirrje për embargo ndaj shitjeve ruse të energjisë.
“Burimet e energjisë që ne importojmë paguajnë për operacionin ushtarak rus“, tha Landsbergis në një takim të përbashkët me Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken në Vilnius.
“Ne nuk mund të paguajmë naftën dhe gazin me gjakun e Ukrainës”, shtoi ai.
Kryeministri italian Mario Draghi po takohet me shefen e BE-së Ursula Von der Leyen në Bruksel për të diskutuar varësinë aktuale të Italisë nga energjia ruse dhe çfarë mund të bëhet për të diversifikuar furnizimin aktual të Italisë me energji.
Italia dhe Gjermania janë ndër vendet evropiane që do të ndikoheshin më shumë nga kufizimet e importit të naftës ruse.