image Ministri i Jashtëm i Finlandës deklarohet për vizat e kosovarëve si dhe për dialogun

Kosovë

Integrim/ Ministri i Jashtëm i Finlandës deklarohet për vizat e kosovarëve si dhe për dialogun

news image

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, është duke qëndruar në Kosovë, ku është takuar me diplomatin kosovar, Behgjet Pacollin.

Në konferencë për media, ai ka thënë se mbështetë që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

“Unë e di se si janë kohërat e fushatave politike dhe faleminderit për kohën që keni ndarë. Finlanda ka qenë bashkëpunuese me misionet ndërkombëtare këtu. Diaspora e Kosovës është shume e njohur atje për punën dhe sukseset”.

“Ne e mbështesim Pavarësinë e Kosovës si dhe participimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Sa i përket liberalizimit të vizave, ne duhet t’i kemi të gjitha mendimet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Finlanda është mbështetëse e zgjerimit të BE-së”, ka thënë ai.

Më tutje ai ka thënë se Finlanda është e shqetësuar për taksën e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë.

“Por, ka disa probleme që e kanë penguar avancimin e dialogut me Serbinë. Ju e keni mbështetjen e plotë që t’i vazhdoni bisedimet. Ne jemi të shqetësuar me tarifën e vendosur ndaj Serbisë dhe shpresojmë që të krijohen kushtet për ta vazhduar dialogun”.

“Të rinjtë në Kosovë e meritojnë një të ardhme më të mirë. Unë shpresoj që i gjithë Ballkani një ditë të jetë pjesë e BE-së”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/