Qeveria e Kosovës në krye me Avdullah Hotin, ka kthyer sërish çështjen e privatizimit të Telekomit. Në pikën 5.7 të programit të kwsaj qeverie është theksuar privatizimi apo shitja e aksioneve të ndërmarrjeve publike, përfshirë këtu edhe Telekomin.
“Në Telekomin e Kosovës duhet të konsiderohet privatizimi i pjesshëm me një strategji të qartë pas sanimit të gjendjes aktuale, por para privatizimit duhet të sanohen gjendja e rendë dhe përmirësohet përformanca në mënyrë̈ që të rritet atraktiviteti për investitorë̈ strategjik dhe me renome në fushën e telekomunikacionit”, thuhet në pikën për Telekomin, në programin e Qeverisë Hoti.
E lidhur me privatizimin e Telekomit të Kosovës, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi thotë se qëllimi i tij karshi kësaj ndërmarrje është rritja e përformancës me mekanizmat ekzistues.
Ai thotë se fillimisht duhet të zgjedhin bordin e rregullt pasi kjo ndërmarrje telefonike funksionin me bord të përkohshëm që ka mandat vetëm 6 muaj.
“Ne do të shkojmë me një proces ligjor me radhë duke matur përformancën e tyre duke pasur një fiziblitet apo analizë të thellë në këtë ndërmarrje pastaj elementet tjera që janë me rëndësi, do debatojmë në qeveri dhe pastaj do marrim një vendim…Këto ndërmarrje funksionojnë me borde të përkohshme që kanë mandat vetëm 6 mujor dhe ne jemi të obliguar me i zgjedh bordet e rregullta, pastaj menaxhmetnin brenda këtyre ndërmarrjeve dhe të shikojmë performancën”, tha ai.
Kurse, përfaqësuesin e Institutit Riinvest, Muhamet Mustafa thotë se fillimisht para se të mendohet privatizimi i Telekomit, duhet të bëhet një analizë për të parë koston dhe përfitime e më pas të vazhdon tutje.
Ai thotë se nëse privatizimi i kësaj ndërmarrje është fitimprures, natyrisht që duhet të ndodhë. Megjithatë, ai insiston që privatizimi duhet të ndodhë vetëm pjesërisht.
E për njohësin e çështjeve ekonomik, Bardh Ahmeti është koha e fundit që të ndodhë privatizimi i kësaj ndërmarrje telefonike.
Ahmeti ka propozuar që karshi kësaj kompanie qeveria të bëjë një ristrukturim të ndërmarrjes, të rris investimet kapitale në ndërmarrje, të ulë në masë të madhe shpenzimet etj.
Telekomi i Kosovës iu është nënshtruar dy proceseve të privatizimit, por që asnjë nuk është finalizuar me sukses./Gazeta Sinjali/