Gjermania do të ketë nevojë për rritje të “emigracionit” për të parandaluar mungesën e fuqisë punëtore, që do të rriste produktivitetin dhe të ketë një tranzicion të suksesshëm energjetik, kështu pretendon Robert Habeck, zëvendëskancelari gjerman dhe njëherit ministri i Ekonomisë.
Habeck gjatë një konference për media tha se “Kemi të hapura 300 mijë vende të reja pune. Prisni që kjo të rritet në një milion apo më shumë”.
Duke shtuar se “Nëse nuk e mbushim atë boshllëk, do të kemi probleme të vërteta me produktivitet”.
Instituti gjerman për ekonomi vlerëson se këtë vit për shkak të daljes në pension, numri i punëtorëve do të zvogëlohet për 300 mijë.
Pritet që në vitin 2029 numri i punëtorëve të zvogëlohet për më shumë se 650 mijë, kështu në treg deri më 2030 do të mungojnë rreth 5 milionë punëtorë./GazetaSinjali/