image Ministri i Drejtësisë tregon nëse ka pasur kërkesë që të mbulohen shpenzimet e Thaçit në Speciale

Drejtësi

Ministri i Drejtësisë tregon nëse ka pasur kërkesë që të mbulohen shpenzimet e Thaçit në Speciale

news image

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se ministria ku ai e udhëheq nuk ka pasur kërkesë për mbulimin e shpenzimeve të presidentit Hashim Thaçi në Dhomat e Specializuara.

“Nga buxheti që e siguron Ministria e Drejtësisë nuk e parasheh mbulimin e financave të presidentit për në Dhomat e Specializuara. Nuk ka pasur ndonjë kërkesë të tillë’, është shprehur Selimi.

Selimi gjithashtu tha se Ministria e Drejtësisë ka buxhet prej 4 milionësh, dhe sipas tij ky buxhet nuk është i mjaftueshëm.

“Ajo shumë duhet të ruhet, ne i kemi 4 milionë, mendoj që është i pamjaftueshëm, duhet të rritet”, tha ai në KTV.

Ndër të tjerash, Selimi foli edhe për sistemin e Vetingut.

“Procesi i Vetingut është i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë ngase është proces i reformës. Qëllimi i grupit punues është të shërbejë në llogaridhënie”, deklaroi ai./ Gazeta Sinjali/