image Ministri i Drejtësisë së Danimarkës: Marrëveshja me Kosovën është diskutuar që një vit - Sinjali

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës: Marrëveshja me Kosovën është diskutuar që një vit

news image

Ministri i Drejtësisë së Danimarkës Nick Hakkerup, ka folur rreth nënshkrimit të zotimit mes Kosovës dhe Danimarkës, ku kjo e fundit do t’i marr me qira 300 qeli në Burgun e Gjilanit.

Hakkerup në një konferencë për media tha se me Kosovën është diskutuar që një vit marrëveshja e tillë.

“Është kënaqësi e madhe që të jemi në Kosove. Është hera e parë që jam në Kosovë por besoj se nuk do të jetë e fundit. Nënshkruam një letër qëllimi. Është një gurthemel për bashkëpunimet e tjera mes Kosovës. Shërbimi Korrektues i Danimarkës ka qenë i mbingarkuar dhe Kosova është kontaktuar para 1 viti”.

Qeveria e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës nënshkruan sot deklaratë të përbashkët si zotim i të dy qeverive për marrjen me qira të qelive të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Marrëveshja me Danimarkën për dhënien me qira të qelive, ku do të vendosen 300 të burgosur nga ky shtet vlen për 10 vjetët e ardhshme./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin